Një gjyshe 49 vjeçare, Gina Stewart ka treguar sekretin e bukurisë së saj.
Ajo njihet si gjyshja më “hot” në botë dhe për ta arritur këtë kryen disa trajtime.
Stewart ka treguar se futet në sesione krioterapie për t’u dukur kaq e re.
Gjyshja më e njohur në botë është shprehur se rri në temperatura super të ulëta në mënyrë që të përtërijë pamjen e saj.
“Është një sesion tre minuta dhe unë ngrij në temperatura -110 gradë. Është më ftohtë se në Polin e Veriut”, ka treguar ajo.
Stewart pohon se njerëzit nuk i besojnë për moshën. /Gazeta Sinjali/