image Gjyshja godet për vdekje në kokë mbesën 2-vjeçare dhe e fut trupin e saj në frigorifer

Botë

Gjyshja godet për vdekje në kokë mbesën 2-vjeçare dhe e fut trupin e saj në frigorifer

news image

Një gjyshe ka goditur mbesën e saj dy-vjeçare për vdekje dhe e fshehu trupin e saj në një kuti ftohëse.

LaTonya Austin, 43 vjeçe, akuzohet se i ka shkaktuar vajzës lëndime pas vdekjes duke e futur trupin e saj në kuti ftohëse pas rrahjes. Trupi i fëmijës u gjet në çanta plehrash.

Austin sulmoi me egërsi Zaila Lee, e cila vdiq nga trauma e fortë në kokën e saj, tha prokurori i qarkut Hamilton Joe Deters.

Është e pamundur të kuptosh shthurjen e një individi në gjendje që, jo vetëm të godasë një dy-vjeçare aq fort për të shkaktuar vdekjen e saj, por të përpiqet më pas ta fshehë atë krim duke futur trupin e pajetë të fëmijës në një kuti ftohëse. Si baba dhe gjysh, më vjen neveri”, tha Deters në një deklaratë.

Zyra mjekoligjore e Qarkut Hamilton vendosi që vdekja e Zailës ishte një vrasje e shkaktuar nga forca e madhe e goditjes.

Austin u akuzua për vrasje të rëndë, vrasje dhe sulm të rëndë. Ajo, më parë ishte akuzuar për abuzim të rëndë të një kufome si dhe manipulim të provave. Austin mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për të gjitha akuzat kundër saj.

/GazetaSinjali/