image Gjyshi i dha alkool, vdes nipi i porsalindur

Botë

Gjyshi i dha alkool, vdes nipi i porsalindur

news image

Një lajm tronditës vjen nga Kina! Një fëmijë i porsalindur humbi jetën pasi gjatë një feste gjyshi i tij i dha një gllënjkë alkool.

Sapo ndodhi ngjarja, nëna mori menjëherë foshnjën 30 ditore dhe e dërgoi në spital, por nuk mundi që të mbijetojë.

Incidenti ndodhi para syve të miqve dhe të afërmve në shtëpinë e familjes në një zonë të Kinës , ku është zakon të festohet menjëherë pasi një fëmijë bën katër javë.

Disa pika alkooli janë të mjaftueshme për të helmuar një fëmijë dhe ndoshta edhe të çojë atë në vdekje.

Alkooli godet sistemin nervor, duke bërë që glukoza e gjakut të bjerë, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut ngadalësohen në nivele vdekjeprurëse. /Gazeta Sinjali/