image Gjyqtari Mentor Ajeti, i kërkon falje Prishtinës, për gabimin

Gjyqtari Mentor Ajeti, i kërkon falje Prishtinës, për gabimin

news image

Gjyqtari Mentor Ajeti, i ka kërkuar falje klubit të Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë futbolldashësve, për gabimin që e bëri dje, në ndeshjen Dukagjini-Prishtina, që ishte e vlefshme në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ajeti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar duke thënë se e merr përgjegjësinë për gabimin që ka bërë, por që shton se sipas tij, ka qenë vetëm një gabim njerëzor.

Ai në këto momente të vështira ka kërkuar që ta mbështesin, teksa ka thënë se do ta pret çdo vendim që vjen nga FFK-ja.

Postimi i plotë i tij:

Duke e pare situaten e krijuar pas ndeshjes se djeshme Dukagjini – Prishtina, ndihem jashtezakonisht keq dhe pergjegjes te iu drejtohem me kete opinion. Ajo qe ka ndodhur dje eshte nje moment shume i veshtire per karrieren time te cilen e kam ndertuar me shume mund e pasion. Referimi per mua eshte gjeja me e bukur ne jete andaj jam munduar maksimalisht te beje me te miren duke i kaluar te gjitha sfidat te cilat me kane percjell ne kete zehe pa impenjime dhe duke kaluar te gjitha normat dhe testet e kerkuara nga Komisioni i Gjyqtareve.Tash e dy vite jam i licencuar ne UEFA ne programin Core dhe synimi yne ka qene shpejt te pajisem edhe me stemen e FIFA-s.

Une e marre pergjegjesine per gabimin qe kam bere por dua te ju siguroj qe ka qene vetem nje gabim njerezor dhe pas rishikimit ne var dhe duke percjell analizat ne TV Emisione si dhe shume analizave me ekspert te referimit dhe vlersimit time vrejm qe ka qene nje leshim nga ana ime dhe kerkoj falje publike dhe pres mirkuptim. Jemi deshmitar qe situata te tilla ndodhin edhe ne kampionate elitare ne Evrope e rasti me i fresket ishte ai ne ndeshjen Arsenal – Brentford ky gjyqtaret dolen dhe kerkuan falje per gabime njerzore

Une besoj qe nuk ka njeri ne bote qe deshiron qe qellimisht te demton veten dhe karieren me nje vendim te kesaj natyre, rrethi ku une jetoj me njeh se qfar personi dhe njeriu me vertyte jame.

Edhe une dua ti kerkoj falje FC Prishtines, FFK-se dhe gjithe futbolldashesve dhe shpresoj qe gabimi qe une kame bere diten e djeshme te konsiderohet si gabim i imi dhe ekipit te gjyqtareve dhe jo te etiketohen njerez te tjere.

Dua qe ne keto momente aspak te lehta per mua dhe familjen time te me mbeshteteni pasi ka qene vetem nje gabim njerezor.

Une do te vazhdoj te jap kontributin time dhe do te pranoj cdo vendim qe vjen nga FFK.

I juaji Mentor Ajeti

/GazetaSinjaliSport/