image Siguria në Veri: Gjyqtarët dhe stafi shqiptar shpërngulen në jug të Mitrovicës

Drejtësi

Siguria në Veri: Gjyqtarët dhe stafi shqiptar shpërngulen në jug të Mitrovicës

news image

Si shkak i vendosjes së barrikadës në udhëkryqin te shkolla teknike në veri të Mitrovicës gjatë natës nga serbët, është ndaluar sot edhe shkuarja në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e rreth 50 gjyqtarëve e punonjësve në punë, raporton Gazeta Sinjali.

Bekim Veliqi, nënkryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, tha për Gazetën Sinjali se pas vendosjes së barrikadave nga serbët në pjesën veriore dhe mos ofrimit të sigurisë për gjyqtarët dhe stafin administrativ.

Derisa dy tre gjyqtarë e stafë mbështetës është vendosur përkohësisht në objektin e Gjykatës Themelore – divizioni civil, në jug të qytetit.

“Për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave të reja sot rreth 50 punonjës të GJTHM-së nuk kemi mundut të shkojmë në punë tek objekti në veri, por dy tre gjyqtarë e stafë po merremi me rastet urgjente në objektin e divizioni civil nëjug”, tha Veliqi.

Nënkryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, tha për Sinjalin, se si shkak i hapësirës jo adekuate, tash po merren vetëm me rastet e natyrës urgjente.

25 gjyqtarëve dhe stafi administrativë serbë kishin dhënë dorëheqje me 7 nëntor të këtij viti,  pasi Lista Serbe kërkoi dorëheqjet e serbëve nga të gjitha institucionet si shkak i refuzimit dhe rezistencës për targat ilegale serbe dhe mos formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

/GazetaSinjali/