image Pamje brenda zyrave të demoluara të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Politikë

Pamje brenda zyrave të demoluara të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

news image

Gjatë ditës së sotme në komunat në veri të Republikës së Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur shpërthime e shkrepje armësh, por nuk është raportuar për të lënduar, por vetëm janë demoluar orenditë e zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga hapësirat e brendshme të objektit të KKZ-së, ku shihet se atje janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Si pasojë, zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u është pamundësuar kryerja e punës së tyre. Një tjetër shpërthim i fortë ka ndodhur afër zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në orët e para të mbrëmjes të së martës, në vendin e njohur si Tre Rrokaqiejt.

Kjo ka bërë që pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it janë vendosur para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut. Brenda kësaj zyre dyshohej për një mjet të pashpërthyer.

Sinjali ju sjell pamje brenda zyrave të demoluara të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

savee

/GazetaSinjali/