image Njësia speciale tërhiqet nga komuna e Zubin Potokut me urdhër të Komandës Qendrore

Politikë

Njësia speciale tërhiqet nga komuna e Zubin Potokut me urdhër të Komandës Qendrore

news image

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë sot në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut. Gjatë depërtimit kanë ndodhur dy shpërthime.

Raportohet se në një moment para ndërtesës së komunës kanë arritur pesë vetura, tre prej të cilave xhipa të njësive speciale dhe dy automjete të rregullta policore.

Në momentin që efektivët e KQZ-së po largoheshin nga bashkia, forcat speciale kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe janë siguruar që të mos ndodhin incidente të mëdha.

Më pas ka rënë sirena e alarmit e menjëherë pas kësaj, forcat speciale dhe zyrtarët u larguan nga kjo komunë me urdhër të Komandës Qendrore.

/GazetaSinjali/