Federata e Basketbollit të Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një takim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit, ku u ka treguar datat se kur do t’ua shlyejnë borxhet që ka tashmë e katër muaj ndaj gjyqtarëve.
Në një bisedë telefonikë për Gazetën Sinjali, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka pranuar së mbrëmë është zhvilluar një takim, ku janë prezantuar këto të dhëna.
Ai ka thënë se gjyqtarët kanë pasur afat t’i përgjigjen ofertës së bordit deri sot në orën 16:00, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kemi zhvilluar një takim mbrëmë, ku janë dhënë datat kur edhe do të shlyhen borxhet ndaj gjyqtarëve. FBK është e gatshme që në janar të paguajë obligimet e dhjetorit dhe janarit, ndërsa në muajin mars të paguajë obligimet e nëntorit. Ata kanë afat deri sot në orën 16:00, të kthejnë një përgjigje”, ka thënë Fetahu.
Kësaj oferte të FBK-së i është përgjigjur, SHGJFBK, përmes një komunikate, ku tregojnë kërkesat e tyre dhe arsyet se përse e vazhdojnë bojkotimin e ndeshjeve.
Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë:
“Me 16.12.2019 kemi mbajtur takimin me krerët e FBK-se ku kemi pasur 3 pika si kërkese për të vazhduar kampionatin.
1.) Nëse nuk bëhet pagesa e borxhit total ne nuk do të fillojmë të gjykojmë ndeshjet e kampionatit pranverorë.
2) Siguri në pagesë që mos të këtë vonesa në pagesë më së largu psh 05.02.2020.
3) Nese është mundur të ketë një ngritje në taksën e Super Ligës.
Që nga ajo datë nuk kemi marrë ftesë për takim për të gjetur zgjidhje ndonëse më pas jemi vet ofruar duke kërkuar zgjidhje ku ju kemi ofruar edhe një mundësi ku i kemi kërkuar këto kërkesa : 1) Nëse borxhi për muajin nëntor është shumë i madh dhe nuk ka mundësi të paguhet i tëri, ne kemi kerkuar që së paku gjyqtarët që referojnë në Ligën 1, Ligën e Femrave, Ligën e 2-të dhe në grupemoshat e reja, të paguhen pasi që ata nuk kanë marrë para të muajve shtator dhe tetor. 2) Garancion në datën e pagesave. 3) Ngritja e takses ne 150€ kjo është ardhe pasi qe gjyqtaret e huaj janë paguar nga 250€. 4) Marrëveshje te nenshkruar nga te dyja palët. Përgjigja ka qene prapë negative ku na është thënë se borxhi i muajit Nentor nuk ka mundesi te paguhet në atë mënyrë pasi që është kosto e madhe. Siguri ne pagesa do te kete Ngritje te takses NUK bene. Marrëveshje te nenshkruar nuk ka mundesi juridikisht te behet.
Pas kesaj pergjigje prap ju kemi ofruar keto kushte. 1) Muaji Nentor te paguhet deri me 31 mars pasi qe ashtu kerkonin FBK. 2) Pagesa per superlige te behet 120€ 3) Prap kemi insistuar ne marveshje te nenshkruar nga te dyja palet. Pas kesaj jemi ftuar dje 15.01.2020 ne takim ku i kemi diskutuar edhe nje here keto pikat e fundit te cilat jan me lart. 1) Ju kemi “falur” muajin Nentor deri me 31 mars qe mos te paguhet. 2) Prap kemi zbritur taksen e superliges nga 120€ ne 100€ 3) Nuk kemi leshuar pe nga marveshja e shkruar. Pergjigja e krereve te FBK-se ishte keshtu. 1) E vetmja gje qe mundemi me ju siguru eshte se borgj nuk kemi me ju mbet dhe i gjith borgji do te shlyhet deri ne Qershor. 2) Parat per muajin Dhjetor jan ne konto dhe mundet mu be pagesa qysh tash po per deri sa nuk ka marveshje ska pagesa per muajin Dhjetor. 3) Nuk ka shanc me pas ngritje ne taksen e superliges 4) Ngritja vetem ne finale te kupes dhe ne playoff 120€ 5) Nuk ka marrëveshje te nënshkruar pasi qe smundem me ju garantu qe do te paguheni me ato data. Kolege te nderuar qysh pe shihni edhe vete qe jemi munduar deri ne maximum për të gjetë ndonjë rruge dalje për zgjidhje, por qe asnjë kusht i joni nuk është plotësuar. Andaj ne si bord i SHGJFBK kemi vendosur te qëndrojmë prapa vendimit tone deri sa nuk plotësohen kërkesat të cilat i kemi kërkuar”, thuhet në komunikatën e SHGJFBK-së.
Pas kësaj komunikate të gjithë gjyqtarët e basketbollit të Kosovës, njëzëri e kanë votuar që do të vazhdojnë bojkotin deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i FBK-së në një prononcim të mëhershëm për Gazetën, pati thënë se nëse gjyqtarët kosovarë do të vazhdojnë me bojkotimin e ndeshjeve, atëherë ndeshjet do të vazhdojnë të referohen nga gjyqtarët e rajonit./Gazeta Sinjali/