image Gjyqi ndaj Trump, gjyqtari ndalon përdorimin e pajisjeve dixhitale në sallë

Botë

Gjyqi ndaj Trump, gjyqtari ndalon përdorimin e pajisjeve dixhitale në sallë

news image

Gjykatësi Juan Merchan ka ndaluar përdorimin e pajisjeve dixhitale në sallën e gjyqit për seancën dëgjimore të Donald Trump, por do të lejojë disa fotografë përpara se të fillojë gjyqi.

Gjykatësi tha se celularët dhe laptopët nuk mund të përdoren në sallën e gjyqit gjatë seancës së ish-presidentit amerikan.

Kamerat do të lejohen në korridor përpara se të fillojë gjyqi, tha gjykatësi Merchan.

Urdhri vjen pasi ekipi ligjor i zotit Trump i kërkoi gjykatësit Merchan të refuzonte një kërkesë nga organizatat e medias për të lejuar aksesin e tyre gjatë seancës./abcnews.al

/GazetaSinjali/