image Gjykatësja nervozohet me Salih Mustafën pasi që e quajti “Gestapo” Specialen

Drejtësi

Gjykatësja nervozohet me Salih Mustafën pasi që e quajti “Gestapo” Specialen

news image

Pasi që Salih Mustafa ka lëshuar sallën e gjyqit sot kur po mbahet seanca e parë ndaj tij, do të jetë i detyruar të marrë pjesë në seancat e tjera vijuese, kështu ka thënë gjyqtarja pasi ish-komandanti i UÇK-së refuzoi të jetë i pranishëm në vazhdimin e seancës.

Gjyqtarja gjithashtu ka drejtuar kritika për mënyrën si është shprehur Salih Mustafa gjatë seancës së sotme, pasi që ky i fundit përderisa ka deklaruar që nuk është fajtor e ka quajtur ZPS-në Gestapo, emërim për policinë sekrete të Gjermanisë Naziste.

Trupi gjykues pasi Mustafa ka lëshuar sallën ka mbajtur një konsultim pas së cilit gjyqtarja ka lëshuar një urdhër me gojë.

Trupi gjykues është i mendimit se prania e të akuzuarit është e nevojshme, edhe pse jo e e nevopjshme në këtë rast, megjithatë ky refuzim për tu paraqitur dhe zoti Bone kjo lidhet vetëm me pjesën e mbetur të seancës së sotme. Gjykata e mban të drejtën e vet diskrecionale në të ardhmen që të detyrojë të akuzuarit të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo e drejtë”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Mustafa nuk do të lejohet të përdorë të njëjtin fjalor siç ka bërë sot derisa është deklaruar i pafajshëm.

“Duhet ta informoni klientin tuaj që nuk do ta lejojmë zotin Mustafa në seancat në të ardhmen që të përdorë gjuhë pa kurrfarë respekti në lidhje me palët apo pjesëmarrësit e tjerë siç ishte gjuha që përdori klienti i juaj kur ju referua ZPS-së”, ka shtuar gjykatësja.

Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos”, ka thënë Mustafa në seancën e sotme./GazetaSinjali/