image Rilind Berisha u ftua në Hagë si dëshmitar

Drejtësi

Rilind Berisha u ftua në Hagë si dëshmitar

news image

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Rilind Berisha, ka folur për herë të parë për ftesën që ia ka bërë Gjykata Speciale në Hagë. Berisha sqaron se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, shkruan Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha, tregon arsyet e ftesës nga Specialja.

“Intervistimi i Z.Berishës nga Prokurori i Specializuar është bërë në cilësinë e dëshmitarit dhe ekskluzivisht lidhet me fushëveprimtarinë e zyrës që koordinon procesin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që mund të jenë të akuzuar potencial nga Dhomat Specializuara”, thuhet në postimin e Rilind Berishës në Facebook.

Në këtë postim, thuhet se Berisha ka përmbushur detyrimin e tij qytetar për t’iu pergjigjur ftesës së Prokurorit të Specializuar dhe “njejtë do të veprojë edhe në të ardhmen, nëse veç paraqitet ndonjë kërkesë e tillë”./Sinjali/