Ish-gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Windelle Coq Thélot, të premten është akuzuar nga Policia e Haitit rreth lidhjeve të saj me vrasjen e Presidentit Jovenel Moise këtë muaj, duke thënë se ajo ishte takuar me disa mercenarë kolumbianë, të cilët akuzohen për vrasjen e Presidentit.
Policia e Haitit këtë javë lëshoi fletarrestim për zonjën Windelle Coq Thélot, pas dyshimit të presidentit tashmë të ndjerë se kundër tij po përgatitej një puç, ishte shkarkuar ish-gjykatësja bashkë me dy gjykatës të tjerë në shkurt të këtij viti.
Vendndodhja e të dyshuarës nuk dihet dhe ajo ka qenë e paqasshme për të dhënë ndonjë koment, shkruan agjencia Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Mercenarët kolumbian dhe haitiano-amerikanët e arrestuar pas vrasjes së presidentit kanë thënë se janë takuar me ish-gjykatësen Coq-Thelot, sipas inspektores së përgjithshme, Marie Michelle Verrier. /GazetaSinjali/