image Gërvalla vazhdon takimet bilaterale me kryediplomatë botëror në New York

Politikë

Gërvalla vazhdon takimet bilaterale me kryediplomatë botëror në New York

news image

Në vazhdën e takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takime të ndara me homologë të saj nga Andora, Gambia dhe Haiti.

Gjatë takimit që pati me ministren e Jashtme të Andorës, Maria Ubach Font, patën rastin të flasin për raportet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të mirë të të dy vendeve.

Së bashku u pajtuan që të fokusohen në shkëmbim të përvojave kulturore si dhe programe për të rinj.

Në takimin bilateral me homologun e saj nga Gambia, Mamadou Tangara, të dy ministrat i vlerësuan shumë të mira raportet në mes të dy vendeve dhe biseduan se si mund të thellojnë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu, Tangara ka ripërsëritur qëndrimin mbështetës të shtetit të tij për Kosovën.

/GazetaSinjali/