Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur sot për listën esenciale të shërbimeve që do të ofrojnë gjykatat, derisa Qeveria ta shfuqizojë vendimin që ua përgjysmon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjykatat e Kosovës nga sot deri më 8 dhjetor të këtij viti do të ofrojnë këto shërbimet esenciale.
Këto janë shërbimet që ofrohen në gjykata:
Të procedohen dhe mbahen seancat lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullime mendore.
Trajtimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme.
Ekzekutimi i vendimeve penale.
Çështjet e dhunës në familje (të gjitha fushat).
Çështjet e sigurimit të kërkesë padisë (të gjitha fushat).
Përmbarimi i vendimeve për rastet e dorëzimit të fëmijës, realizimi i kontaktit dhe alimentacioni si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës.
Procedurat për dërgimin e personave në rehabilitim (të gjitha fushat).
Të gjitha shërbimet administrative.