image Gjykatat dënuan 8 nga 274 personat e përfshirë në dallavere gjatë zgjedhjeve

Drejtësi

Gjykatat dënuan 8 nga 274 personat e përfshirë në dallavere gjatë zgjedhjeve

news image

Gjatë proceseve zgjedhore parlamentare e lokale të vitit 2021 e 2019 ishin shënuar edhe jo pak parregullësi, me të cilat ende po merren organet e ndjekjes dhe hetuesisë.

E si shkak i parregullsive lidhur me proceset zgjedhore rreth 120 lëndë me 274 persona të përfshirë sivjet  kanë qen për trajtim nëpër gjykatat e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

E sivjet  për veprat penale kundër të drejtave të votimit gjykatat themelore kanë dënuar 8 persona, derisa 264 të tjerë presin aktgjykimet nga  në muajt e vitet në vijim.

Nga Këshilli Gjyqësor tregojnë për Gazetën Sinjali se gjatë këtij viti gjykatat kishin në punë 120 lëndë me 274 persona të akuzuar për veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Prej tyre 40 raste me 37 persona të akuzuar janë të këtij viti, derisa në fillim vit kishin edhe 80 raste të trashëguara me 207 të akuzuar.

Sipas të dhënave të KGJK-së me aktgjykim fajësues gjatë 9 muajve të parë të këtij viti ishte vetëm një rast me një të dënuar. 1 rast tjetër me dy persona janë liruar me aktgjykim.

Derisa 2 persona janë dënuar me burg në 2 raste të ndara. 1 person është dënuar me gjobë. Ndërsa 5 persona në 5 raste të ndryshme janë dënuar me kusht.

Sipas të dhënave dy persona në 1 rast janë liruar, 1 person për 1 rast  është refuzuar. Derisa 10 raste janë zgjidhur me 10 persona ndaj të cilëve ka përfunduar procedura.

“Derisa lëndë të pazgjidhura kanë mbetur 110 me 264 persona të përfshirë ndaj të cilëve nuk ka përfunduar procedura”, mëson Sinjali nga raporti i KGJK-së.

/GazetaSinjali/