image Gjykata ua vazhdon paraburgimin dy të dyshuarve për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Drejtësi

Gjykata ua vazhdon paraburgimin dy të dyshuarve për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që edhe për dy muaj t’iu vazhdohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Labinot Grudës dhe Kadri Shalës.

Këtë për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ku kanë thënë se ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të pandehurit L.G i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj nga data 19 nëntor 2020 deri më 18 janar 2021, edhe të pandehurit K.SH i është vazhduar po ashtu për dy muaj nga data 25 nëntor 2020 deri më 24 janar 2021”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe ata dyshohet se derisa ishin në pozita zyrtare kanë keqpërdorur thesarin shtetëror për të transferuar para në vlerë 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent në llogari të një kompanie, shkruan Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ministrja e Financave Hykmete Bajrami njoftoi opinionin për një vjedhje jo të zakonshme, ajo kumtoi lajmin se në Thesarin e Shtetit ishin “avulluar”, më tepër se 2 milionë euro.

/ Gazeta Sinjali/