image Gjykata Themelore në Prishtinë shpallet gjykata më transparente në Kosovë

Drejtësi

Gjykata Themelore në Prishtinë shpallet gjykata më transparente në Kosovë

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë është shpallur Gjykata më transparente në Kosovë, nga programi i USAID-it për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetarja e kësaj gjykate, Afërdita Bytyçi, me rastin e pranimit të këtij çmimi, ka thënë se ky çmim është vlerësim i punës së institucionit që ajo drejton dhe se kjo gjykatë ka publikuar mbi 6 mijë e 500 aktgjykime në portalin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Gjykata Themelore deri më tani ka arritur që në total të publikojë mbi 6 mijë e 500 aktgjykime dhe vetëm për 6 mujorin e parë ka publikuar mbi 2 mijë e 200 të tilla, duke qenë lider me numrin e aktgjykimeve të publikuara në webportalin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, ka thënë Bytyçi.

Ajo po ashtu ka falënderuar USAID-in për çmimin dhe të gjitha organet brenda Gjykatës Themelore për angazhimin e tyre në publikimin e aktgjykimeve./Gazeta Sinjali/