image Gjykata Supreme i jep të drejtë Qëndron Kastratit për reformat në arsim

Drejtësi

Gjykata Supreme i jep të drejtë Qëndron Kastratit për reformat në arsim

news image

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e prindërve nga Kamenica lidhur me vendimin për vazhdimin e fazës së tretë të reformës në arsim në këtë komunë.

Kështu që Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë të drejtë kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit, për reformat që ai ka nisur në arsim, në këtë komunë.

Paneli i kësaj gjykate ka hedhur poshtë kërkesën e paditësve të Flora Lenjatit dhe të tjerëve.

Kujtojmë se së pari më 2 nëntor 2020, Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar kërkesën e banorëve të fshatrave Karaçevë, Koperrnicë dhe Shipashnicë të Komunës së Kamenicës për pezullimin e vendimit të kryetarit të kësaj komune, Qëndron Kastrati, lidhur me riorganizim(reformën) në arsimin komunal.

Ndërsa, më datë 20 nëntor 2020, përsëri gjykata e shkallës së parë e kishte vendosur në favor të kërkesës së banorëve të fshatrave të lartcekura për pezullimin e vendimit mbi organizim e shkollave në Kamenicë.

Banorët e fshatrave të Kamenicës, nuk po e pranojnë me asnjë kusht mbylljen e shkollave, duke e kundërshtuar me çdo lloj forme.

Ata mbajtën disa protesta duke bllokuar edhe rrugët.

Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Supreme:/Gazeta Sinjali/