image Gjykata Speciale: Në këto dy vende u kryen krimet kundër katolikëve

Drejtësi

Gjykata Speciale: Në këto dy vende u kryen krimet kundër katolikëve

news image

Gjykata Speciale mbrëmë publikoi vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një pjesë të këtij vendimi, Specialja ka paraqitur katolikët si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët dhe romët.

Në po këtë vendim thuhet se krimet e pretenduara ndaj shqiptarëve katolikë janë kryer në dy zona, në Kukës dhe në ish-objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prizren.

 “Për më tepër, materiali mbështetës tregon se krimet e sipërpërmendura dhe aktet e tjera përndjekëse janë kryer me qëllim specifik për të diskriminuar në baza etnike, fetare dhe/ose politike. Në veçanti, individët ishin shënjestruar për shkak të: (I) etnisë serbe; (II) etnisë rome ose ashkali; (III) feja katolike; 1916 (IV) përkatësisë ose simpatisë ndaj LDK-së ose ndonjë tjetër Partie e perceptuar si anti-UÇK; 1(v) që nuk janë bashkuar ose nuk kanë mbështetur UÇK; 1 (VI) punësimi aktual ose i mëparshëm i perceptuar si anti-UÇK; dhe/ose (VII) bashkëpunimi i pretenduar me autoritetet serbe, miqësia e pretenduar ose bashkëpunimi me serbët”, thuhet në pikën e 443 të këtij vendimi.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Vendimi për konfirmim të aktakuzës sipas dokumentit është marrë më 26 tetor të këtij viti, mirëpo është publikuar më 30 nëntor.

/GazetaSinjali/