image Gjykata në Prizren dënon pesë persona për bixhoz të paligjshëm

Drejtësi

Gjykata në Prizren dënon pesë persona për bixhoz të paligjshëm

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar pesë pesona për veprën penale organizimin e skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin për media thuhet se pesë të akuzuarit kishin marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Në njoftim thuhet se, më datë 21 prill 2020, në orët e mbrëmjes, në Prizren, në katin e dytë të një lokali, 5 (pesë) të akuzuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga hetuesit Policor, të akuzuarit në katin e dytë kanë marrë pjesë në lojën bixhoz, të cilët në ato momente kanë tentuar ti fshehin dëshmitë, mirëpo nga zyrtarët Policor është arritur të sigurohen provat siç janë:

karta – letra (52 letra ngjyrë të kuqe; 96 letra ngjyrë të kuqe; dhe 54 pako me letra bixhozi të pahapura), me të cilat kanë luajtur të pandehurit; një pako metalike ngjyrë hiri me në të cilin gjendeshin figura të lojërave me ngjyra të ndryshme me të cilat luhet poker; një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të akuzuarit kanë mbajtur evidencën e parave të fituara, respektivisht të humbura gjatë lojës së bixhozit, si dhe gjatë kontrollit në trupin e tyre, janë bastisur para kesh: nga i akuzuari P.B., 2,611.35 euro, i akuzuari H.K., 3,190.00 euro, i akuzuari T.K., 450,00 euro, S.K., 245,70 euro, i akuzuari K.K. 108,00 euro dhe i akuzuari Sh.K., 827,00 euro, të cilat para janë përdorur për lojën e bixhozit.

– Kësodore në bashkë kryer kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i GJYKON:

– Të akuzuarin H.K., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.

– Gjykata krahas detyrës zyrtare i shqipton Dënim PLOTËSUES dhe atë konfiskimin e kartave – letrave, një pako metalike ngjyrë hiri, figura të lojërave të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të pandehurit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara – humbura gjatë lojës së bixhozit, dhe para në shumën prej 3,190.oo euro,.

– Të akuzuarin P.B., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.

– Gjykata krahas detyrës zyrtare i shqipton Dënim PLOTËSUES dhe atë konfiskimin e kartave – letrave, një pako metalike ngjyrë hiri, figura të lojërave të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të pandehurit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara – humbura gjatë lojës së bixhozit, dhe para në shumën prej 2,611.35 euro,.

– Të akuzuarin Sh.K., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.

– Gjykata krahas detyrës zyrtare i shqipton Dënim PLOTËSUES dhe atë konfiskimin e kartave – letrave, një pako metalike ngjyrë hiri, figura të lojërave të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të pandehurit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara – humbura gjatë lojës së bixhozit, dhe para në shumën prej 827.oo euro,.

– Të akuzuarin K.K., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.

/GazetaSinjali/