Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë shtetasit të Shqipërisë me inicialet V.Ll, pasi dyshohet se ka kryer veprat “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ai me 29 dhjetor dyshohet se në fshatin Planejë ka gjuajtur me kallash derisa policia kufitare ishte duke e ndjekur atë.
“Gjithashtu me datë 29 dhjetor të vitit 2021, në fshatin Planejë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri V.Ll., me armë pushkë automatike të llojit AK-47 shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa patrulla e policisë kufitare ishte e ndjekur atë, duke u larguar shtënë disa herë në drejtim të papërcaktuar, me ç’ rast vë në rrezik të madh jetën e zyrtarëve të policisë kufitare të sektorit të Vërmicës dhe inspektorëve të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural“, thuhet në komunikatë.