image Gjykata në Pejë e dënon të akuzuarin që deshi ta bëjë gruan veterane të UÇK-së

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata në Pejë e dënon të akuzuarin që deshi ta bëjë gruan veterane të UÇK-së

news image

Demë Desku, është shpallur fajtor gjatë ditës së sotme nga Gjykata Themelore në Pejë, për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme të mbetur në tentativë.

Desku akuzohej se kishte tentuar që bashkëshorten e tij ta bënte veterane të UÇK-së, përkundër se ajo nuk kishte qenë pjesë e luftës.

Desku është dënuar me 6 muaj burgim me kusht nga kjo gjykatë, pasi kishte pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës Demë Desku, më 28 mars të vitit të kaluar në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës në Pejë, ka tentuar që t’i sigurojë dokumentet e falsifikuara në mënyrë që bashkëshortja e tij të përfitojë nga statusi i veteranit./Gazeta Sinjali/