image Gjykata në Ferizaj merr vendimin për personin që kanosi me armë zjarri punëtorin e postës së shpejtë

Drejtësi

Gjykata në Ferizaj merr vendimin për personin që kanosi me armë zjarri punëtorin e postës së shpejtë

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.B, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet se më 12 dhjetor 2020 në Ferizaj së bashku me të pandehurin A.B kanë kanosur për ta sulmuar me armë punëtorin e postës së shpejtë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

“I pandehuri dyshohet se më 12 dhjetor 2020 në Ferizaj, së bashku me të pandehurin A.B. kanë kanosur seriozisht për ta sulmuar me armë jetën apo trupin e të dëmtuarit – punëtorit të postes së shpejtë A.B.1., me qëllim që vetes ti sjell dobi pasosure të kundërligjshme, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.B. merr telefonin e markës ” Iphone 11 pro max ” , në vlerë prej 815 € dhe i thotë të pandehurit F.B. jepja të hollat, ndërsa i pandehuri F.. nxjerr revolen duke ia drejtuar të dëmtuarit dhe nën kërcënimin e përdorimit të armës përveç telefonit marrin edhe 107 € të dëmtuarit , i cili i kishte realizuar nga shitjet e dy porosive të mëhershme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 20 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

I pandehuri dyshohet se më 12 dhjetor 2020 në Ferizaj, së bashku me të pandehurin A.B. kanë kanosur seriozisht për ta sulmuar me armë jetën apo trupin e të dëmtuarit – punëtorit të postes së shpejtë A.B.1., me qëllim që vetes ti sjell dobi pasosure të kundërligjshme, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.B. merr telefonin e markës ” Iphone 11 pro max ” , në vlerë prej 815 € dhe i thotë të pandehurit F.B. jepja të hollat, ndërsa i pandehuri F.. nxjerr revolen duke ia drejtuar të dëmtuarit dhe nën kërcënimin e përdorimit të armës përveç telefonit marrin edhe 107 € të dëmtuarit , i cili i kishte realizuar nga shitjet e dy porosive të mëhershme.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarit dhe të dëshmitarëve tjerë dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/