image Gjykata në Amerikë merr një vendim për ish-presidentin Trump dhe fëmijët e tij - Sinjali

Gjykata në Amerikë merr një vendim për ish-presidentin Trump dhe fëmijët e tij

news image

Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij duhet t’u përgjigjen pyetjeve nën betim në një hetim në Nju Jork për praktikat e tyre të biznesit. Kështu ka marrë vendim gjykata atje.

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut ka akuzuar Organizatën Trump për marrjen e lehtësirave tatimore dhe kredive përmes “vlerësimeve mashtruese të aseteve”.

Trump duhet të ulet për dëshminë e betuar brenda 21 ditëve. Ai i mohon akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

Të enjten, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të New Yorkut, Arthur Engoron tha se Trump, djali i tij Donald Trump Jr dhe vajza Ivanka Trump duhet të respektojnë urdhrat ligjorë që prokurorët lëshuan në dhjetor, raporton BBC.

Hetimi i Prokurores së Përgjithshme, Letitia James kishte zbuluar “prova të shumta të mashtrimit të mundshëm financiar,” tha gjykatësi, duke i dhënë asaj një “të drejtë të qartë” për të marrë në pyetje nën betim ish-presidentin dhe dy nga fëmijët e tij të përfshirë në biznes.

Trump e ka quajtur hetimin të motivuar politikisht dhe një “gjueti shtrigash”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin