image 30 ditë paraburgim për zyrtarin policor dhe pronarin e lokalit që dyshohen për bixhoz të paligjshëm në Pejë

Drejtësi

30 ditë paraburgim për zyrtarin policor dhe pronarin e lokalit që dyshohen për bixhoz të paligjshëm në Pejë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për arrestimin e zyrtarit policor në nënstacionin policor në Vitomiricë të Pejës, Skender Arifaj dhe disa persona tjerë të dyshuar, bashkë me pronarin e lokalit se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sinjali mëson se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së sigurisë ndaj zyrtarit policor dhe pronarit të bastorës.

Burimet e Gazetës Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se dy të dyshuarve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndërkohë, Sinjali ka raportuar orë më parë se i arrestuari, Skender Arifaj ka qenë në hetime disa mujore nga Inspektoratit i Policisë së Kosovës, me dyshimet se i njëjti ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Aksioni u zhvillua në një lokal në rrugën  “Hoxhë Tahsini” në Pejë, meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

/GazetaSinjali/