image Gjykata merr vendim për tetë të akuzuarit për tentim vrasjen në Pejë

Drejtësi

Gjykata merr vendim për tetë të akuzuarit për tentim vrasjen në Pejë

news image

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.M dhe caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve R.M., D.O., E.T., R.N., I.N., SH.N. dhe R.N., shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.M., më 22 mars 2020, rreth orës 15:50, tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përleshjes fizike në mes të pandehurve R.N., SH.N., I.N. dhe R.N., në njërën anë dhe të pandehurve D.M., E.T., D.O. dhe R.M., në anën tjetër, e cila kishte ardhë si pasojë e një konflikti verbal paraprak, i pandehuri nxjerrë nga xhaketa e tij një brisk dhe me të njëjtin e godet I.N., disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tij.

Me këto veprime, gjykata vlerëson se i pandehuri kishte kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Të pandehurit R.M., D.O. dhe R.N., akuzohen se më po atë ditë, rreth orës 15:50, kanë marrë pjesë në rrahje e cila rezulton me lëndim të rëndë të personit tjetër, ashtu që duke grushtuar dhe shqelmuar në pjesë të ndryshme të trupit, i shkaktojnë lëndime trupore SH.N.

Me këto veprime të pandehurit kishin kryer veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit E.T. dhe R.N. më 22 mars të 2020-ës, rreth orës 15:50 akuzohen për përdorim të mjetit të rrezikshëm, i shkaktojnë personit tjetër lëndim të lehtë me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes mes dy grupeve nxjerrin mjetin e mprehtë – thikën dhe godasin dy të dëmtuar, duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime të pandehurit kishin kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 lidhur me par.1, pika 1.4 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit I.N. dhe SH.N., akuzohen se atë ditë, në kohën e njëjtë me të akuzuarit e tij në bashkëkryerje i shkaktojnë personit tjetër lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes ndërmjet dy grupeve, të njëjtit me grushte dhe shqelma godasin në pjesë të ndryshme të trupor duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime të pandehurit kishin kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1, pika 1.4 të KPRK-së./Gazeta Sinjali/