Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit për të miturin 17 vjeç F. J, i cili dyshohet se më 22 tetor të këtij viti së bashku me një person tjetër, i prenë dy gishta 27-vjeçarit R.A, për shkak të një borxhi prej 10 eurosh, është aprovuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Gazeta Sinjali raportoi sot për rrahjen brutale mes disa personave ka ndodhur para rreth dy muajsh në Gjilan, viktima u sulmua keq, teksa vetëm njëri nga dy të dyshuarit ka rënë në prangat e Policisë.
Rasti dyshohet se i parapriu një përplasje verbale që eskaloi në sulm fizik, si pasojë e një mosmarrëveshje për një borxh prej 10 eurosh.
Policia ka arritur ta arrestojë njërin nga personat e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, u dërgua në mbajtje për 24 orë.
Derisa ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si lëndim i rëndë trupor dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve që çojnë në identifikimin e personit tjetër të përfshirë në rast.
Prokuroria kishte bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit e cila është pranuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatë Themelore në Gjilan, mëson Gazeta Sinjali.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.