image Gjykata merr vendim për të dyshuarin që sulmoi me thikë tre pjesëtarë të Policisë në Prizren

Drejtësi

Gjykata merr vendim për të dyshuarin që sulmoi me thikë tre pjesëtarë të Policisë në Prizren

news image

I dyshuari për therjen me thikë të tre pjesëtarëve të Policisë në Prizren ka përfunduar në paraburgim. Caner Galani ka dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku iu caktua masa e sigurisë.

Gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndryshe, ngjarja ndodhi para dy ditësh, ku në shtëpinë e familjes Galani në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit, i dyshuari sulmoi me thikë tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës, të cilët kishin intervenuar pas raportimit të dhunës nga prindërit e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/