image Gjykata merr vendim për shtetasin serb të dyshuar për krime lufte - Sinjali

Gjykata merr vendim për shtetasin serb të dyshuar për krime lufte

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një shtetas serb që është arrestuar dje në pikën kufitare në Jarinje, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Duško Arsić. Ndaj tij, sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj.

Për arrestimin e tij kishte njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin