image Gjykata merr vendim për personin që dyshohet se keqpërdori seksualisht vajzën me probleme mendore

Drejtësi

Gjykata merr vendim për personin që dyshohet se keqpërdori seksualisht vajzën me probleme mendore

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj të pandehurit për kryerje të veprës penale “trafikim me njerëz”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit pasi që i pandehuri që ka keqpërdorur të dëmtuarën N.XH, me aftësi të kufizuar mendore, për përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, ku në rastin konkret i pandehuri që nga muaji shkurt e deri në nëntor në lokacione të ndryshme të Ferizajt dhe Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur të dëmtuarën N.Xh., me aftësi të kufizuar mendore, duke e trafikuar te persona të ndryshëm për qëllime seksuale në këmbim të parave, të cilat më pas i ka përvetësuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/