image Gjykata merr vendim për dy persona që therën me thikë dy të tjerë, për një faqe në Facebook

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata merr vendim për dy persona që therën me thikë dy të tjerë, për një faqe në Facebook

news image

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim për të pandehurit E.E dhe F.N, për shkak të veprës penale vrasje e mbetur në tentativë.

“Më datë  28.01.2020, rreth orës 20:00, në Pejë, afër shtëpisë së të pandehurit E.E, tentojnë t’i privojnë nga jeta të dëmtuarit A dhe H.H, në atë mënyrë që të njëjtit lëne takim në vendin e lartcekur për t’u sqaruar rreth disa mosmarrëveshjeve lidhur me një faqe në rrjetin social Facebook, mirëpo që më pas ndërmjet të pandehurve E dhe F, në njërën anë dhe G, A, H dhe G Hi, në anën tjetër, fillon një kacafytje, n atë moment të pandehurit nxjerrin thikat dhe me to godasin viktimat në pjesët e epërme të trupit duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tyre dhe viktimat për momentin gjenden ne trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/