image Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se e vrau bashkëshorten me sëpatë në Prishtinë

Drejtësi

Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se e vrau bashkëshorten me sëpatë në Prishtinë

news image

Është mbajtur seanca e procedurës paraprake ndaj 70-vjeçarit nga Prishtina që dyshohet se vrau mëngjesin e së premtes me sëpatë gruan e tij Sadijen 63-vjeçare.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që të pandehurit Izet Godenit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.

Më tej ajo theksoi se është  mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se një burrë 70-vjeçar dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/