Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.B., i dyshuar për veprën penale “vrasje”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 29 gusht 1999, me dashje ka vrarë C.M., pas një mosmarrëveshje në oborrin e shtëpisë ku ishte duke banuar i ndjeri.
“Pas kësaj fjalosje, i pandehuri fillimisht e godet me shuplakë e pastaj nga një qerre kali nxjerr një shufër druri dhe me të njëjtin e godet viktimën në anën e pasme të kokës, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore, si pasojë e të cilave ai vdes në Spitalin Regjional në Pejë”, thuhet në aktakuzë.
Gjykata ka vlerësuar se me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje”. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
B.B. është u arrestua mëngjesin e 28 janarit, nga policia rajonale e Pejës. /Gazeta Sinjali/