image Gjykata merr vendim për 39-vjeçarin nga Istogu që dyshohet se e ka dhunuar mbesën e tij të mitur

Drejtësi

Gjykata merr vendim për 39-vjeçarin nga Istogu që dyshohet se e ka dhunuar mbesën e tij të mitur

news image

Të martën është mbajtur seanca e procedures paraprake për 39-vjeçarin nga Vrella e Istogut që dyshohet se ka dhunuar në shtator të vitit 2021, mbesën e tij, vajzën e vëllait, e cila është e mitur.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë që është aprovuar kërkesa që të pandehurit Istref Mavraj t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndryshe, i dyshuari Istref Mavraj po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare.

Siç mëson Sinjali, i njëjti është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, por është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë nën përkujdesjen e Policisë teksa merr trajtim mjekësor në spital.

Sipas të njëjtave burime, tash për tash rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit si “Dhunim”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/