image Gjykata merr vendim për 22-vjeçarin nga Gjilani që dyshohet se kreu dy grabitje brenda 1 jave

Drejtësi

Gjykata merr vendim për 22-vjeçarin nga Gjilani që dyshohet se kreu dy grabitje brenda 1 jave

news image

Një muaj paraburgim i është caktuar 22-vjeçarit nga Gjilani, Gentrit Avdiajt, i cili dyshohet se kreu dy grabitje brenda një jave dhe vodhi rreth 750 euro. Lajmin e kanë bërë të ditur për Sinjalin nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Përveç masës së paraburgimit, ndaj të riut është parashtruar edhe kallëzim penal, për veprën penale ” grabitja”, shkruan Gazeta Sinjali.

22-vjeçari përfundoi dje në prangat e Policisë, pasi dyshohet për dy raste të grabitjes.

Ai dyshohet se njërën grabitje e ka kryer më 14 janar në një market në rrugën “Avdulla Presheva”, ku ka vjedhur rreth 150 euro. Ndërsa për rastin tjetër, që ka ndodhur më 20 janar, i riu dyshohet se ka vjedhur para në vlerë prej 600 euro, nën kërcënimin e thikës.

Në njoftimin e Policisë në Gjilan, thuhet se pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur para në vlerë prej 405 euro dhe një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në grabitjen e dytë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/