image Gjykata lë në burg 21 të arrestuar për drogë, 3 i çon në shtëpi

Rajon

Shqipëri/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuar për drogë, 3 i çon në shtëpi

news image

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot masat e sigurimit personal për personat e arrestuar në kuadër të opereacionit antidrogë “Limit”. Në seancat e sotme, gjykata vendosi të lërë në “arrest me burg” 21 persona, ndërsa tre të tjerë në “arrest shtëpie”. Bektash Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka u lanë në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Në Shqipëri janë arrestuar deri më tani 31 persona, ndërsa 34 arrestime janë bërë në Greqi.

Të arrestuar në Shqipëri:

Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë

Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë

Aleksander Pepi alias bani 38 vjeç, banues në Korçë

Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë

Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;

Gjergji Çollaku ose ky Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçë

Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;

Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë

Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë

Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë

E. M., 26 vjeç, banues në Korcë;

Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;

Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë

Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier

Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë

Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë

Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelenë

Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë

Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë

Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës

Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës

Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë dhe

Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë

Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë

Gjergj Çobaj

Në kërkim

Olger Bamllari

Aldo Nesimi

Besjan Balca

Drini Balca

Kristo Ruçi

Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës)

Gjergj Çollaku.