image Gjykata e refuzon padinë për shpifje kundër Mimoza Kusari-Lilës

Drejtësi

Gjykata e refuzon padinë për shpifje kundër Mimoza Kusari-Lilës

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka refuzuar si të pabazuar padinë për shpifje të Dervish Tahirit kundër Mimoza Kusari-Lilës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë aktgjykim kjo gjykatë e ka marrë me arsyetimin se pretendimet e paditësit kanë qenë të pabazuara dhe nuk kanë arritur të argumentohen me fakte.

Sipas gjykatës së shkallës së parë në Gjakovë, Mimoza – Kusari Lila ndaj të cilës është ushtruar padia, nuk ka cenuar integritetin e Dervish Tahirit, por gjatë mbledhjes së Komunës së Gjakovës është deklaruar për çështje që janë me interes publik.

Kështu, kjo gjykata ka detyruar Dervish Tahirin që t’ia kompensojë Mimoza Kusari-Lilës shpenzimet procedurale në vlerë prej 337.80 euro.

Por, mbrojtësi i Tahirit, avokati Meshari Selimaj ka thënë për Gazetën Sinjali se klienti i tij do të dorëzojë ankesë kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

“Po, kismet. Ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, për shkak të shkeljes së Kodit Penal, vlerësimit të gabuar të gjendjes faktike. Do ta ushtrojmë ankesën brenda afatit ligjor prej 15 ditëve. Të shohim Gjykata e Apelit se çfarë mendon. Ne mendojmë se padia ka qenë e bazuara”, tha Selimaj.

Sipas padisë, në një mbledhje të Komunës së Gjakovës në mars të vitit 2019, e paditura Kusari-Lila i është drejtuar paditësit Tahiri me fjalët: “Ku është Dervish Tahiri, le të del të tregon se cilat marrëveshje i ka bërë me krejt ata pronarët për ndërtim”./Gazeta Sinjali/