Aksidenti tragjik më 6 qershor u mori jetën pesë familjarëve Ramadani nga Shtimja, në mesin e tyre edhe një fëmijë, transmeton Gazeta Sinjali.
Mirëpo, të dyshuarin E.M. me kërkesë të Prokurorisë në Ferizaj, Gjykata të njëjtin e ka liruar nga paraburgimi dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.
Kurse, një vendim i tillë nuk u ka pëlqyer familjarëve, ku Arben Ramadani, ka njoftuar se nesër do të mbahet një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi.
“Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë”, shkruhet ndër të tjera në postimin e tij. /Gazeta Sinjali/