Një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në New York ka lejuar publikimin e librit të Mary Trump, mbesës së presidentit amerikan rreth historisë familjare.
Një gjykatës në New York para pak ditësh e kishte ndaluar përkohësisht botimin e librit të Mary Trump, mbesës së presidentit amerikan Donald Trump. Masa vlen deri të paktën 10 korrik 2020. Xhaxhai i saj, Robert Trump bëri kërkesën për ndalimin e botimit. Ai është vëllai më i vogël i presidentit amerikan.
Në kërkesën e tij, Robert Trump tha se libri shkel një marrëveshje të mëparshme për mos-zbulim. Gjyqatari Alan Scheinkman ka thënë se shtëpia botuese, Simon & Schuster “nuk është pjesë e marrëveshjes” prandaj nuk vlen bllokimi i publikimit të librit, transmeton Gazeta Sinjali.
Libri “Shumë më shumë dhe kurrë sa duhet: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë” – nuk duhet të botohet deri më 28 korrik. Avokati i Mary Trump menjëherë njoftoi për veprime juridike kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Shtetit në New York. Kjo sipas tij shkel lirinë e shprehjes të garantuar në kushtetutë.
Javën e kaluar, Robert Trump dështoi përpara një gjykate tjetër në New York për të ngritur një urdhër gjyqësor kundër librit. Vëllai i presidentit amerikan akuzon mbesën e tij për shkeljen e një marrëveshjeje të hershme të konfidencialitetit me librin për trashëgiminë e patriarkut të familjes Fred Trump – babai i Robertit dhe Donald Trump. /Gazeta Sinjali