image Gjykata e dërgon në paraburgim burrin në Shtime që e kërcënoi me jetë ish-gruan

Drejtësi

Gjykata e dërgon në paraburgim burrin në Shtime që e kërcënoi me jetë ish-gruan

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V. A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

Gazeta Sinjali dje ka raportuar se si shkak i dhunës, 37-vjeçarja ishte pajisur edhe me urdhërmbrojtës nga gjykata dhe ishte ndarë nga bashkëshorti i saj.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se më 26 nëntor 2022 në Shtime, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, V. A, ka kanosur seriozisht përmes telefonit me fjalë se do të privoj nga jeta të dëmtuarën – ish bashkëshorten e tij M.S dhe familjen e saj.

Më tej në njoftim thuhet se në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve, ku edhe më herët kishin pasur probleme të vazhdueshme, me ç`rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

/GazetaSinjali/