image Gjykata dënon Xhavit Drenorin për shpifje ndaj Ramiz Lladrovcit

Drejtësi

Gjykata dënon Xhavit Drenorin për shpifje ndaj Ramiz Lladrovcit

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc ka aprovuar kërkesë-padinë e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndaj ish-asamblistit të kësaj komune, Xhavit Drenori, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas vendimit të Gjykatës, Drenori është dënuar me 2 mijë e 600 euro gjobë me rastin e publikimit të deklaratës dhe faktit të pavërtetë.

Po ashtu, i dënuari detyrohet që menjëherë pas pranimit të aktgjykimit, ta tërheq informacionin shpifës nga llogaria e tij në Facebook.

Drenori më 19.09.2017 në Facebook kishte postuar një shkrim në të cilin thuhej se “Bizneseve të Drenasit u’a ktheu shpinën duke i dënuar e shantazuar(sepse ishin ‘identifikuar’ si jo votues të tij)”./Gazeta Sinjali/