image Gjuriq: Washingtoni insiston në formimin e Asociacionit, me ose pa Kurtin

Politikë

Gjuriq: Washingtoni insiston në formimin e Asociacionit, me ose pa Kurtin

news image

Administrata e Uashingtonit ka qenë vazhdimisht më e zëshme se të tjerët në këmbënguljen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje duke deklaruar se ai duhet të formohet, me ose pa Kurtin.

Kështu tha ambasadori i Serbisë në Amerikë, Marko Gjuriq në një intervistë për Kuririn serb.

I pyetur se çfarë pret nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai deklaroi se do të luftojnë për të marrë maksimumin për Serbinë në rrethana të tmerrshme ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja e presidentit Vuçiq në bisedimet në Bruksel do të thotë se Serbia do të prezantohet në mënyrë dinjitoze, stabile, me përgjegjësi strategjike dhe të menduar dhe vërtetë patriotike. E them këtë si dikush që merr pjesë në biseda të tilla për më shumë se një dekadë, herë si dëshmitar, herë si pjesëmarrës. Skuadra serbe me presidentin në krye do të luftojë për të marrë maksimumin për Serbinë në rrethana të tmerrshme ndërkombëtare”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/