image Gjuriq thotë se pas Graçanicës, Serbia po dhuron pajisje për koronavirusin edhe në zonën e Gjilanit

Rajon

Pandemia/ Gjuriq thotë se pas Graçanicës, Serbia po dhuron pajisje për koronavirusin edhe në zonën e Gjilanit

news image

Pas Graçanicës, edhe në zonën e Gjilanit kanë filluar aktivitetet e pushtetit serb në përgatitje të shtretërve për pranim dhe shërim të pacientëve potencialë nga Covid-19.

“Nëse vjen deri te infektimi me koronavirus, gjegjësisht sëmundjeve nga Covid-19, në spitalin e Pasjanit është pajisur një pjesë për izolim me 11 shtretër” , ka pretenduar i ashtuquajturi drejtori i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Gjithashtu pritet miratimi i epidemilogut që në këtë vend të vihet në funksion edhe salla e edukatës fizike me edhe 39 shtretër.

Në këtë zonë deri tani nuk ka raste të konfirmuara të infektuarve me koronavirus.

Njëkohësisht po vazhdohet me distribuimin e pakove ushqimore dhe pajisjeve higjienike për mjediset ku jetojnë serbët. Janë shpërndarë 25 paketa të tilla, 1.100 maska mbrojtëse, dhe barëra për 70 persona në Kamenicë. Siç pretendon Gjuriq, Lista Serbe në këtë vend ka dhuruar tre tonë miell.

Në Obiliq janë ndarë 58 pako ushqimore, në Shtërpcë dhe Kllokot gjithashtu janë ndihmuar disa familje, derisa në rajonin e Pejës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit janë ndarë 60 paketa të tilla, dhe në Pejë 40, lajmërojnë mediet serbe./ Gazeta Sinjali/