image Gjuriq: Serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni, kulmi ishte me dërgimin e Njësive Speciale në veri
[wp-story id="814678"]

Rajon

Gjuriq: Serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni, kulmi ishte me dërgimin e Njësive Speciale në veri

news image

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni dhe dhune që ka zgjatur me muaj e vite, ndërsa kulmi, sipas tij, arriti në javën e fundit duke dërguar njësi speciale në veri të vendit.

Ai tha se Kosova me dërgimin e njësisë speciale, ka rënë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ekzistuese dhe të përbashkëta, shkruan Tanjug.

“Ekipi serb i udhëhequr nga kryeministrja Bernabiq, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Selakoviq, shfrytëzuan rastin në OKB për të njohur të gjithë komunitetin ndërkombëtar me zhvillimet e fundit dhe mund të them që sot të gjithë e dinë se serbët janë viktima”, ka thënë Gjuriq.

Më tej, ai thotë se Prishtina ishte e para që filloi të bënte lëvizje që çuan në përshkallëzim të situatës. /GazetaSinjali/