image Gjuriq: Kurti ka program anti-dialog, po i lutet Zotit që Trump t'i humbasë zgjedhjet

Kosovë

Deklaratë/ Gjuriq: Kurti ka program anti-dialog, po i lutet Zotit që Trump t’i humbasë zgjedhjet

news image

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përpiluar një program anti-dialog dhe se po përpiqet ta shyejë atë deri në nëntor, kur pritet të mbahen zgjedhjet në SHBA.

Sipas Gjuriqit, Kurti po fshihet pas disa shteteve të fuqishme evropiane që nuk kanë politikë të ngjashme me të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kurti po përpiqet të fshihet pas pikëpamjeve të disa shteteve evropiane me ndikim që kanë politikë të ndryshme për dialogun nga ajo e SHBA-së “, ka thënë Gjuriq.

Kjo, sipas Gjuriqit është arsyeja pse “Kurti është arrogant ndaj presidentit amerikan, Donald Trump dhe të dërguarit të tij special, Richard Grenell”.

“Kjo jep përshtypjen se Kurti po përpiqet të blejë kohë deri në zgjedhjet e SHBA-së, duke shpresuar se njerëzit që ai mendon se nuk do ta favorizojnë idenë e tij do të ndryshohen”, ka thënë Gjuriq.

Ai shtoi se se nëse Kurti e heq pjesërisht taksën, disa shtete evropiane do të thonë se Serbia duhet ta mirëpresë vendimin.

Sipas Gjuriqit, mesazhi nga Washingtoni është i qartë, se dialogu Prishtinë-Beograd duhet të jetë një dialog kompromisi dhe një dialog në të cilin “të dy palët marrin diçka dhe japin diçka, dhe se nuk duhet të ketë linja të kuqe. /Gazeta Sinjali/