image Gjuha e trupit tregon vetëbesimin tënd

Kuriozitete

Gjuha e trupit tregon vetëbesimin tënd

news image

Gjuha jote e trupit ka një lidhje të dyfishtë me trurin, transmeton Gazeta Sinjali.

Së pari, gjuha e trupit reflekton ndjenjat dhe mendimet tua.

Së dyti, gjuha e trupit mund të ndikojë në mënyrën sesi ndihesh.

Kjo do të thotë se nëse merr një qëndrim që tregon vetëbesim atëherë ashtu do të ndihesh.

Koka

Duhet ta mbash kokën drejt me shikimin përpara.

Njerëzit që nuk kanë shumë vetëbesim kanë tendencën ta ulin pak mjekrën, në mënyrë të pavetëdijshme se mbron qafen.

Kontakti i syve

Është një pjesë e rëndësishme për të portretizuar vetëbesim.

Kontakti i syve jep përshtypjen se je i sinqertë dhe i afrueshëm, i bën njerëzit të ndihen mirë rreth teje.

Shikoji njerëzit në sy 80% të kohës.

Nëse nuk ndihesh rehat, mund ta shikosh tjetrin te vetullat e pastaj gradualisht të kalosh në kontakt të plotë.

Të folurit

Kur flet me vetëbesim i bën të tjerët të të respektojnë.

Ne jemi të tërhequr në mënyrë të pandërgjegjshme nga njerëzit që janë të sigurt për atë që flasin.

Si të flasësh me vetëbesim?

Flit pak më ngadalë. Kur flet shpejt mund të dukesh më nervoz dhe i pasigurt. Mundohu të flasësh me qetësi.

Elimino fjalët si: “Ah”, “Umm”, “Domethënë”, “E kam fjalën”, “E di”, “Kështu, pra”. Këto fjalë të bëjnë të dukesh sikur as vetë nuk je i bindur në atë që flet.

Toni i zërit- Njerëzit që kanë vetëbesim e ulin pak tonin e zërit kur mbarojnë fjalinë ose një frazë. Personat që s’kanë shumë vetëbesim kanë tendencën ta rrisin pak zërin në fund të fjalisë. Duket sikur janë duke u përpjekur shumë për të ndërtuar raport.

Mos u përgjigj shpejt – Kur dikush mbaron së foluri, mos u përgjigj në të qinden e sekondës. Personat me vetëbesim nuk kanë frikë që t’i mbledhin mendimet.

Duart

Mbaji pëllëmbat e duarve të hapura, sepse dërgon sinjal se nuk ke asgjë për të fshehur.

Mos i mbaj duart në xhepa apo krahët e kryqëzuar.

Ne i mbajmë duart në xhepa kur nuk jemi rehat, jemi nervoz apo të pasigurt.

Mbaji duart anash të relaksuara dhe përdori ato për të ilustruar fjalët që thua.

Kur takon dikë, duhet të jesh ti ai që e jep dorën apo përqafimin i pari.

Jep një dorështrëngim neutral, buzëqesh dhe mbaj kontakt me sy.

body posture, incorrect posture, correct posture

Qëndrimi

Si po qëndron në këto momente, ndërsa je duke lexuar këtë artikull? A je i kërrusur në karrige me shpatullat e dala? Nëse po, duhet të ulesh me shpinën drejt dhe me këmbët rrafsh në tokë.

Një qëndrim korrekt do të parandalojë dhimbjen e qafës dhe shpinës.

Pyet dikë të familjes për qëndrimin tënd, nëse nuk është korrekte mund ta rregullosh.

Si të rregullosh një qëndrim të keq?

  1. Mos qëndro i kërrusur në karrige ose mos e përdor laptopin kur je në shtrat.

2. Kur e ke përdorur kompjuterin për një orë, bëjë një pushim të shkurtër për të bërë pak gjimnastikë të lehtë.

3. Bëj ngritje të peshave (deadlifts) – Ky lloj ushtrimi do t’i bëjë muskujt e shpinës me të fortë.

Lëvizjet e vogla

Është një gabim i zakonshëm që të gjithë e bëjmë herë pas here. Ndonjëherë kur ndihemi nervoz, ne e lëvizim shpejt dorën, këmbën e lapsin.

Tani, kjo tregon se po ndjehemi në ankth, që është e kundërta e vetëbesimit.

Ec me vetëbesim

Ecja me vetëbesim të ndihmon të mbash një qëndrim korrekt, të marrësh vëmendjen nga të tjerët si edhe të ndihesh mirë me veten.

Si të ecësh në mënyrë që njerëzit të mendojnë: “Ai ka shumë vetëbesim”.

1. Mos shiko poshtë. Tregon se je duke u ndjerë keq dhe që ke vetëvlerësim të ulët.

2. Tërhiqi shpatullat mbrapa. Nëse ecën me kokën e ulur dhe me shpatullat e kërrysura do dukesh i mërzitur edhe nëse nuk je. Por, nëse i tërheq shpatullat dhe hapesh pak nga gjoksi do dukesh shumë më ndryshe.

3. Duart- Lëri duart të lëvizin bashkë me trupin.

4. Torso (pjesa e sipërme e trupit) – Ndërsa ecën, lejo që shpatullat të lëvizin pak. Në fillim mund të duket e ekzagjeruar, por pasi të praktikohesh do bëhet më natyrale.

5. Ec ngadalë – Ti mund të kesh vënë re njerëz të rëndësishëm në filma apo në realitet që ecin pak më ngadalë se të tjerët. Jep përshtypjen se janë nën kontroll të situatës. 

Konkluzion: Ti me anë të gjuhës së trupit mund të shfaqesh se ke shumë vetëbesim. Por edhe nëse po ndihesh pak i pasigurt, mundohu të marrësh një qëndrim korrekt dhe do vësh re se do ndihesh më mirë./Gazeta Sinjali/