image Gjuetarët në Prizren e plagosin një vajzë me pushkë gjuetie

Siguri

Gjuetarët në Prizren e plagosin një vajzë me pushkë gjuetie

news image

Një vajzë ka mbetur e plagosur nga të shtënat me armë zjarri të disa personave që kishin dalë në gjueti në fshatin Landovicë të Prizrenit, pasditen e 30 tetorit, rreth orës 16:10, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj.

Policia njofton se për shkak të plagosjes, vajza është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Policia po ashtu njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie me një fishek, ndërkaq një person i dyshuar është shoqëruar në polici.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek, gjithashtu edhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/