image Gjuan me pushkë, e qëllon në kokë familjarin

Siguri

Gjuan me pushkë, e qëllon në kokë familjarin

news image

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që i njëjti kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç’rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, nga lëndimet e marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor, të cilit i është larguar predha dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Pushka ajrore dhe predha janë konfiskuar nga njësiti policor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së mërkurës rreth orës 21:00, në Prishtinë.

Rasti në polici po iniciohet si “Lëndim i rëndë trupor”/GazetaSinjali/