Një person gjatë ditës së djeshme është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi fillimisht dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri, ndërsa më pasi i janë gjetur një sasi e madhe e municionit.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës njofton se fillimisht të dyshuarit në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë, 20 copë fishekë të armës dhe 35 copë gëzhoja të kalibrit 7.62mm.
Personit të dyshuar i është bastisur edhe shtëpia, ku i janë gjetur edhe 188 copë fishekë dhe një gëzhojë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në lokacionin e lartcekur. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë, njëzet (20) copë fishekë të armës së njëjtë dhe tridhjetë e pesë (35) copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm”.
“Me urdhër të GJPP është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi municioni 188 copë fishekë dhe një (1) gëzhojë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/