image Gjuan me armë zjarri dhe incizon veten, policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit në Deçan

Siguri

Gjuan me armë zjarri dhe incizon veten, policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit në Deçan

news image

Në fshatin Prekollup të Deçanit, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi të një personi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri me 1 janar të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 24 fishekë.

Sinjali mëson se i dyshuari njërën pistoletë e kishte me leje, me të cilën edhe dyshohet se kishte shtënë në ajër dhe e kishte incizuar veten, të cilën video pastaj e kishte shpërndarë në rrjetet sociale.

Lajmin për bastisjen e shtëpisë së tij e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate.

I dyshuari në lidhje me këtë rast është SH.H., i lindur më 1986.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanё identifikuar tё dyshuarin i cili dyshohet se me datën 01.01.2021 rreth orës 00:05 kishte shtёnё në ajër me dy pistoleta nё oborrin e tij dhe se këtë veprime kishte incizuar dhe postuar nё rrjete sociale. Me datën 14.01.2021, nё fshatin Prekolluk-Deçan, hetuesit kanё kryer një kontroll ne shtëpinë e tё dyshuarit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar:

• një (1) Pistoletё XDM-9,
• dy (2) karikator i sё njejtёs armё dhe
• njëzet e dy (22) fishekё cal. 9x 19 mm
• një (1) Pistoletё Ekol me gas
• njё (1) karikator i sё njejtёs armë dhe
• tetё (8) fishekё

/Gazeta Sinjali/